Rooney përkrahë De Gean
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 18:30
Wayne Rooney i ka dal në mbrojtje portierit të ri të Manchester Unitedit David De Gea pas gabimeve të tij në fillimin e aventurës së tij në Old Trafford.
Reprezentuesi U-21 i Spanjës erdhi si përforcim nga Atletico Madrid për 18.3 milionë funte duke zëvendësuar të pensionuarin Edwin va nder Sar.
Por, De Gea bëri disa gabime vendimtare në paraqitjet e tij të para. Por, Rooney beson se De Gea do të paraqitet me sukses për Djajtë e Kuq.
“David është portier i mirë, ai është ende i ri dhe ka shumëçka për të mësuar. Ai është duke punuar mirë” tha Rooney për Daily Mail.