E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli: Nuk jemi akoma gati për të fituar

Përgatiti: Erion ABULE

Trajneri axurr polemizon ndaj kritikave në adresë të tij dhe pranon: Me Spanjën duhet të guxoja më shumë. Për kombëtaren askujt nuk i bëhet vonë. Kemi mendësi të vjetër

Çezare Prandeli pas humbjes me Spanjën është krenar për djemtë e tij: E bëmë Italinë të ëndërrojë, megjithatë jemi një vend me mendësi të vjetër, ne patëm kurajë për të ndryshuar. Nuk jemi akoma gati për të fituar Europianin. Duhet pasur një ndjeshmëri ndaj kombëtares, për të cilën askujt nuk i bëhet vonë. Pastaj, të gjithë dalin në skenë.

KRENARI Trajneri axurr, i pritur me duartrokitje para konferencës për shtyp, është i kënaqur nga skuadra. Mund të jemi krenarë dhe të kënaqur për këtë Itali. Aktivizova në fushë një skuadër korrekte, e cila nuk krijoi asnjëherë polemika. Kjo skuadër pa shumë të ardhme dhe e bëri të ëndërrojë Italinë.

Trajneri mbron idetë e tij: Jemi një vend i vjetër, me shumë gjëra për të ndryshuar. Nuk erdhëm në Europian për të ndryshuar, për të vazhduar një ide pa u ndikuar nga rezultati. Ndërtuam një kombëtare për herë të parë me mendësinë e një klubi.

POLEMIKA Tekniku axurr është dukshëm i zemëruar për mungesën e interesimit që shihet rreth kombëtares gjatë vitit: Nga ana jonë ka pasur vullnet për ti përfshirë të gjithë deklaron Prandeli. Duhet pasur një ndjeshmëri ndaj kësaj kombëtareje: kur them se nuk i bëhet vonë askujt, është e vërtetë.

Stazhet e famshme ishin një mënyrë për të kërkuar të vlerësonim punën e klubeve. Nëse duhet të drejtoj një skuadër dhe të bëj tre stërvitje çdo tetë muaj… Nuk e di nëse do të isha në lartësi. Do të kisha nevojë të punoja më shumë.

DJALI Një tjetër gjë jo e vlerësuar nga Prandeli, është sulmi drejt të birit (Nikolo Prandeli, përgatitës atletik), i cili u bë pjesë e stafit teknik axurr pak para Europianit. I pranoj gjithnjë kritikat sportive, por nuk pranoj sulme personale për praninë e djalit tim. Më kanë lënduar shumë thellë.

Më ka ardhur shumë keq. Ai është një profesionist, kishim nevojë për një njeri që të përshtatej me stafin tim. Janë bërë gjëra të rëndësishme, siç tregon riaftësimi i të dëmtuarve.

PROBLEMI Një nga problemet më të mëdha për trajnerin e kombëtares, është koha e pakët për të punuar me lojtarët. Një çështje që lë të kuptosh, se mund të vendosë edhe të largohet:

Jam i sinqertë kur flas për projekt, kam respekt për Federatën Italiane të Futbollit, ne kemi dëshirën për të ndërtuar diçka, por nëse pas tre muajsh problemet nuk do të zgjidhen, nëse duhet të drejtoj një skuadër që në tetë muaj bën vetëm dy stërvitje, një reflektim do ta bëj.

Fitorja e Europianit do të na bënte mirë, por do tia  hiqte ekuilibrin dikujt tjetër. Nuk jemi gati akoma për të fituar, kur të jemi, do të fitojmë dhe do të rifitojmë sërish, edhe pa ulje-ngritje. Prandeli kthehet pastaj te ndeshja me Spanjën dhe pranon:

Ndoshta në ndeshjen e fundit duhet të kisha pasur më shumë kurajë dhe të revolucionarizoja skuadrën: por do të ishte një mungesë respekti ndaj atyre që e sollën skuadrën në finale.

1 humbje zyrtare për Prandelin, që i ka drejtuar axurrët në finalen e Europianit me 15 rezultate pozitive: 10 fitore dhe 5 barazime

4 gola të pësuar në finalen e axurrëve ndaj Spanjës. Italia nuk humbiste kaq rëndë nga 12 maji 1957, 1-6 me Jugosllavinë në Kupën Internacionale

3 përballjet mes Italisë së Prandelit dhe Spanjës në këtë sezon: bilanci është një sukses, një barazim dhe humbja të dielën në finalen e Kievit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›