Amauri, nga janari në Milan?

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 18:30
E ardhmja e Amaurit mund të jetë e lidhur me Milanin.
Sulmuesi brazilian me pasaportë italiane do të largohet gjithsesi në janar nga Juventusi, i cili nuk llogarit më në shërbimet e tij, pasi ish futbollisti i Palermos u kthye nga huazimi në Parma dhe pasi nuk pranoi të transferohej në Olympique Marseille gjatë kësaj vere.
“Amauri në Milan? Ta presim janarin. Kishim biseda me Gallianin dhe nëse sqarohen disa gjëra, atëherë po, mund të bëhet. Në ditët në vazhdim do të flas me udhëheqësit e Juventusit rreth klientit tim”, ka thënë njëri prej menaxherëve të përfaqësuesit italian, Ernesto Bronzetti, për Odeon Tv.