Kombetarja neser para proves se fundit ne eleminatore per Euro 2012
Hiqeni mendjen një moment nga kombëtarja e tanishme e Josip Kuzhes dhe kthehuni 4 vite prapa, kur në stol ishte Oto Bariç.
Përfaqësuesja shqiptare vinte në dy ndeshjet e fundit eleminatore të Euro 2008, ndaj Bjellorusisë e Rumanisë, me më shumë besim se kurrë në forcat e veta.
Nuk ishte aspak gabim të krenoheshe dhe të shihje ëndrra të bukura. Përpara këtyre dy ndeshjeve përmbyllëse, kuqezinjtë kishin pasur një seri shumë të mirë dhe shumë dinjitoze, me dy fitore ndaj Luksemburgut, 2 e 3 me zero, një humbje të pamerituar 0-1 me Holandën në Tiranë, një barazim ngrohës 0-0 në Slloveni dhe një barazim 1-1 me Bullgarinë në “Qemal Stafa”.
Kjo ndeshje e fundit ishte një simfoni e vërtetë futbollit, një spektakël shqiptar dhe një mëkat i madh që ajo ndeshje nuk u fitua madje thellë.
Por, fundi ishte një zhgënjim i madh. Një disfatë e rëndë në një “Qemal Stafa” të mbytur nga shiu dhe ku bjellorusia nuk pati aspak mëshirë duke na mundur 4-2 dhe një katastrofë e vërtetë në Bukuresht, me humbjen 1-6 ndaj Rumanisë. Nga maja në gropë dhe si rrjedhojë personaliteti i madh i stolit tonë, Oto Bariç, dha dorëheqjen e parevokueshme.
Duke u kthyer edhe pak më prapa, nuk mund të harrohet fitorja e shkëlqyer 3-1 ndaj Gjeorgjisë në Tiranë, më 10 shtator 2003, në atë që ishte pikërisht ndeshja e fundit e eleminatoreve të Euro 2004-ës. Vetëm 4 ditë më parë, gjeorgjanët na kishin dërrmuar 3-0, ndërsa media i bëri një masakrim të vërtetë ekipit kombëtar. Përgjigja ishte fitorja e merituar e të besuarve të Hans-Peter Brigelit.
Tashmë vijmë në ndeshjen e fundit të këtyre eleminatoreve. Në “Qemal Stafa” do të zbresë Rumania, një skuadër me të cilën kemi barazuar në Bukuresht, pas një goli të Muzakës dhe të cilën shpresojmë ta mundim për herë të parë pas 63 vjetësh. Nuk i besojmë dot syve që jemi në vend të parafundit, ndërsa pas fitores 1-0 ndaj Bjellorusisë ishim aq pranë kreut, por edhe para humbjes në Luksemburg me rezultatin 2-1 kishim mundësi të mëdha që të luftonim për vendin e tretë.
Në rregull, na mbetet të synojmë një lartësi të tillë në eleminatoret e radhës.