Bayern kërkon Drogban, gratis

Bayern Munich kërkon sulmuesin e Chelseas, Didier Drogba ka njoftuar e përditshmja angleze Daily Star, të hënën.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është në skadim të kontratës së tij me gjigantin londinez në fund të këtij sezoni dhe Bayern synon ta transferojë si përforcim i lirë.
Drogba tashmë është paraqitur në Munich. Jo në klubin e Bayernit por në festivalin e famshëm të birrës Oktoberfest. Ai ka kaluar shtatë vite në Chelsea pas transferimit nga Marseille për 24 milionë funte.