Amauri trondit Milanin

Një gol nga sulmuesi Amauri në minutën e 89-të të ndeshjes I siguroi Fiorentinës një fitore të madhe ndaj Milanit në San Siro.
Skuadra toskane mposhti Rossonerët 2-1 për tu shmangur nga zona e rrezikuar në Serie A. Zlatan Ibrahimovic kaloi Milanin në epërsi duke realizuar nga një penallti e dyshimtë në minutën e 31-të. Kurse, Fiorentina barazoi në të 47-tën nëpërmjet Stevan Jovetic.
Fitoren e madhe toskanëve ia siguroi zëvendësuesi Amauri i cili realizoi në minutën e 89-të. Me këtë humbje, Milani mund të bie nga kreu i renditjes nëse Juventus fiton ndaj Palermos në ndeshjen që zhvillohet në ora 18:30 në Renzo Barbera.
Rezultatet:
Cesena-Bologna 0:0
Atalanta-Siena 1:2
Cagliari-Inter 2:2
Chievo-Catania 3:2
Novara-Genoa 1:1
Udinese-Parma 3:1
Lecce-Roma 4:2
Milan-Fiorentina 1:2