E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Nistelrooy nuk do të ftohet për Euro 2012

Selektori i Holandës, Bert van Marwijk ka bërë të ditur se nuk do të ftojë sulmuesin Ruud van Nistelrooy për Euro 2012. Van Marwijk e ka njoftuar futbollistin 35 vjeç të Malagës për vendimin e tij.

“I kam telefonuar për t’i treguar se nuk do të jetë pjesë e ekipit. Desha të bisedoj me të për ta njoftuar në mënyrë korrekte”, deklaroi Van Marwijk për të përditshmen holandeze, Algemeen Dagblad.

Së fundmi, Van Nistelrooy kishte paralajmëruar se mund të përfundojë karrierën e tij në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›