Kuyt, kushton 1 milion euro

Sulmuesi Dirk Kuyt mund të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni për vetëm 1 milion euro.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike Daily Mail sipas së cilës, ylli holandez në kontratën e tij me gjigantin nga Anfield Road ka të përfshirë një dëmshpërblim që i mundëson atij të largohet nga klubi gjatë verës për vetëm 1 milion euro.
Kuyt së fundmi është përmendur si objektiv i Romës, por spekulohej se kërkohet edhe nga ish skuadra e tij, Feyenoord. Mirëpo, interesim për 31 vjeçarin kanë shprehur edhe Galatasaray dhe Fiorentina.