E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambalazhimi i bukes dhe etiketimi

Zëvendësimi nga furrat e bukës i qeseve plastike me ato të letrës janë bërë pjesë e inspektimeve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun e Lezhës, ndërsa fundi i këtij viti është afati përfundimtar për plotësimin e këtij kushti nga subjektet prodhuese të bukës. Drejtori i AKU-së në Lezhë Arjan Kruja ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerime në rastet kur konstatohet mos zbatim të këtij urdhri, ndërsa ka theksuar faktin se këtyre subjekteve do t’u kërkohet edhe etiketimi i mallit që transportohet për tek palët e dyta që janë dyqanet e shitjes.

Inspektime ka patur edhe në zonat përreth shkollave, në mensat publike, dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore dhe fastfood-et, ku sipas Krujës problem mbeten kushtet higjeno sanitare, ku janë përcaktuar edhe afate për plotësimin e tyre.

Që nga fillimi i muajit tetor, shumë furra buke, kryesisht në qytetin e Lezhës, kanë nisur zëvendësimin e qeseve plastike me ato të letrës, por ky kusht i vendosur nuk është zbatuar plotësisht. Sipas drejtorit të Autoritet Kombëtar të Ushqimit në Lezhë Arjan Kruja, inspektimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›