Berisha U larguan 317 varreza makinash mbrojtja e mjedisit prioritet i qeverise
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë deklaroi se nga kontrollet e inspektoriatit të mjedisit janë larguar plotësisht 317 varreza makinash, janë në proces 77 të tjera të cilat janë brenda afateve, ku më problematike janë katër prej tyre, ku padyshim forca e ligjit do të veprojë edhe ndaj tyre.
Berisha kërkoi nga drejtuesit vendorë që në axhendën e tyre të vendosin të parin çështjen e mjedisit, si kusht themelor për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Duke ju referuar studimeve të universiteteve ndërkombëtare, sot 40 % e vdekjeve janë shkaktuar nga ndotësit e ajrit ujit dhe tokës. Ai shpalli luftë të vendosur kundër mbetjeve, plehrave dhe ndotjeve të mjedisit. Kreu i qeverisë tha se për të mbrojtur mjedisin po qe ne nevoja të bëhen edhe ndryshim ligjesh për mjedisin. “Shqipëria ka mjedis të bukur e të pastër
Pres nga Ministria e Mjedisit të gjitha sanksionet. Mbrojtja e Mjedisit është çështje jete”, tha kreu i qeverisë. Ai kërkoi gjithashtu edhe kontrolle të rrepta ndaj medikamenteve.
***
Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë foli edhe për decentralizimin, si një çështje vendimtare
për zhvillimin e qëndrueshëm. Kreu i qeverisë tha se ruajtje dhe mbrojtja e pyjeve e kullotave janë detyrë e qeverisë vendore. Ai kërkoi të bëhen marrëveshje për parqet kombëtare.
Duke folur për dencentralzimin ai tha se është shumë i rëndësishëm. Kryeministri deklaroi se brenda 2 muajve do të miratohet një vendim për decentralizim të fuqishëm. Po ashtu ai kërkoi të bëhet edhe decentralizim fiskal. “Modeli ynë rezistoi se u bazua në liri ekonomike. Nisma e partneritetit të qeverisë, është e hapur. Do të krijohet mjedis i ri për biznesin.”, deklaroi kryeministri.
Berisha theksoi se në ligj transparenca është detyrim absolut.
***
Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ju referua edhe një pike tjetër të rëndësishme siç ligji për noterinë. Sipas tij ligji për noterinë synon modernizimin online dhe reduktimin e disa hallkave.
***
Po sot në rendin e ditës në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe miratimi i koncesioneve për 8 hidrocentrale. Kryeministri tha se interesi për hidrocentralet është në rritje dhe Shqipëria do shndërrohet në eksportuese energjie. “Pasuritë ujore nxisin zhvillimin e vendit”, deklaroi kryeministri.
***
Duke ju referuar kërkesës së PS-së për heqjen e TVSH-së për ushqimet. Berisha tha në mbledhje qeverie se nuk mund të heqim TVSH-në për miellin. “Do të vazhdojë revolucioni fiskal dhe të nxisim biznesin”, tha kryeministri.
Kryeministri ka sulmuar Ramën për heqjen e TVSH së miellit.
Vijon .........