E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma per Greqine Gjermania ende ka rezerva

Megjithëse Trojka është shprehur pozitivisht për dhënien e këstit të gjashtë të kredisë, vendi më i fuqishëm i eurozonës, Gjermania, vazhdon ende të ketë rezerva, duke thënë se pret raportin përfundimtar të Trojkës dhe pastaj do të vendosë.

***
Në Athinë vazhdon situata dramatike me plehrat e pambledhura, ndërkohë që kryeqyteti do të paralizohet përsëri të enjten e të premten, për shkak të një greve tjetër të transportit publik.

***
Prokuroria e Athinës ka komunikuar akuza mjaft të rënda për të ashtuquajturën “Banda e Kallashnikovëve”, pas arrestimit të pesë shtetasve shqiptarë dhe një grekeje që javën e fundit kishin kryer një sërë vjedhjesh me armë. Ben përshtypje mosha shumë e re e të arrestuarve, më i madhi është 24 vjeç, më i riu 15.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›