Mbetet ne burg vrasesi i birit

“Burg pa afat” është masa e sigurisë e dhënë nga gjykata e Pogradecit ndaj babait që vrau me sëpatë djalin e tij mesditën e së shtunës së kaluar në fshatin Verdove të këtij qyteti.
Në seancën e sotme 72 vjeçari Njazi Kromollari ka rrëfyer për trupin gjykues se nuk është penduar për krimin, duke deklaruar se të dy prindërit dhunoheshin vazhdimisht nga viktima, Kudret Kromollari, 33 vjeç. I pandehuri tregoi se ditën që vrau djalin, i biri kishte ardhur si përherë i dehur në shtëpi dhe kishte nisur ta keqtrajtonte siç bënte zakonisht. Pas kësaj i moshuari e ka goditur atë me sëpate, duke i marrë dhe jetën.
Në seancën e sotme, akuza ka kërkuar arrest me burg për 72 vjeçarin ndërsa ka shpjeguar edhe njëherë skenën e krimit.