E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Athina “pushtohet” nga mbeturinat

ATHINE- Kryeqyteti grek është “pushtuar” nga mbeturinat. Mijëra tonë mbeturina kanë krijuar pirgje gjigande që lartësohen cdo ditë, duke u bërë një rrezik serioz për qytetarët.

Shkak për këtë gjendje është bërë greva disa ditore e punonjësve të mirëmbajtjes së qytetit, të cilët pastrojnë mbeturinat vetëm pranë shkollave dhe spitaleve.

Thuhet se janë mbi 6000 tonë mbeturina që dergjen rrugëve duke u bërë burim serioz sëmundjesh. Gjendja pritet të rëndohet edhe më shumë për shkak se punonjësit e mirëmbajtjes kanë vendosur ta zgjasin grevën e tyre deri në datën 19 Tetor.

Cështja ka shkuar në zyrën e prokurorit për hetim, ndërkohë që policia thotë se nuk ka patur ndonjë ankimim nga kreret e njesive administrative për të justifikuar ndërhyrjen e policisë.

Sindikatat e sektorit privat dhe shtetëror të mirëmbajtjes, kanë shpallur grevë dhe situata në rrugët e Athinës është alarmante, pasi rreziku i shpërthimit të infeksioneve është i pranishëm në çdo lagje. Mbi 6000 tonë mbeturina që dergjen rrugëve të kryeqytetit grek.
(e.c/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Greqi, Athina “pushtohet” nga mbeturinat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›