Strukturat kriminale në veri po rrezikojnë stabilitetin
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi se prania e strukturave të organizuara kriminale në Veriun e Kosovës, jo vetëm që po rrënon ekonominë e vendit, por po e rrezikon stabilitetin dhe sovranitetin.
Kryeparlamentari kosovar nënvizon se po cënohet dhe po rrezikohet jeta e qytetarëve serbë.
"Ne, si rezultat i një bashkëpunimit të frytshëm me faktorin ndërkombëtar në vend, me forcat e KFOR-it, të EULEX-it, por edhe me Brukselin e Uashingtonin, kemi bërë të mundur që jeta në këtë pjesë të vendit të shkojë drejt normalitetit. Ne, jemi të bindur se këto veprime janë duke rrezikuar perspektivën evropiane të dy vendeve tona - të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë”, theksoi Krasniqi.
Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se oferta mbi bazën e Dokumentit Gjithëpërfshirës, i njohur edhe si Dokumenti i Ahtisaarit, bashkë me garancinë ndërkombëtare, ka vendosur standarde më të avancuara për të drejtat dhe për liritë e komuniteteve pakicë, dhe jo vetëm për rajonin tone, raporton Telegraf.
“Ne, jemi të vetëdijshëm se e kemi bërë një kompromis të dhimbshëm dhe këtë nuk e kemi bërë për hir të historisë sonë të vështirë, por për të garantuar siguri e zhvillim për të sotmen dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë, pa dallim etnie”,- u shpreh kryeparlamentari kosovar Jakup krsniqi.
Këto komente kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i bëri në konferencën e pestë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Dimensionet e Sigurisë dhe të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor” që po mbahet në Budapest.
(e.m/BalkanWeb)