Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtarin 71-vjecar
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 71-vjecari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Aksidenti ndodhi rreth orës 6:30 në rrugën e Durrësit.
Automjetit tip fuoristrade me targa BR 9245 A i drejtuar nga 31-vjecari Erald Nano ka përplasur 71-vjecarin Skënder Mara, 71-vjec, kalimtar i rastit.
Drejtuesi i mjetit i ka dhënë ndihmën e parë duke e transportuar atë drejt spitalit Ushtarak, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga përplasja.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka kryer arrestimin e drejtuesit të mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e shkakut të saj.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)