Ambasada Amerikane: Qeveria ushtroi presion gjatë fushatës elektorale
Ambasada Amerikane komenton raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet. “Nxisim qeverinë që ta shfrytëzojnë këtë raport për të bërë përmirësime”
Eljona Ballhysa
Ambasada Amerikane në Tiranë nxit qeverinë shqiptare dhe partitë politike që ta shfrytëzojnë raportin e OSBE/ODIHR-it në mënyrë që në të ardhmen të zhvillojë zgjedhje më të mira. Në një deklaratë për shtyp, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shprehur kënaqësinë e publikimit të raportit përfundimtar të misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it mbi ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Në këtë deklaratë Ambasada Amerikane e vlerëson raportin, ndërsa vë theksin te nevoja për përmirësime të mëtejshme të kuadrit ligjor, por edhe të procesit zgjedhor në tërësi. Ambasada Amerikane kujton, ndër të tjera, se në raportin e ODIHR-it vërehen mangësi gjatë procesit zgjedhor në tërësi. Mangësi që lidhen me numërimin e votave, regjistrimin e votuesve, por kryesisht me presionin që është ushtruar gjatë zgjedhjeve nga partitë politike dhe nga qeveria.
Deklarata
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë me kënaqësi publikimin më 14 shtator nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të OSBE-së, të raportit përfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Mirëpresim përmirësimet e bëra në krahasim me zgjedhjet e kaluara të përshkruara në raport, siç është kuadri i përmirësuar ligjor dhe procesi i regjistrimit të votuesve. Këto fusha shënuan përmirësim të prekshëm në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, - vlerësohet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Më tej vihet theksi te mangësitë e hasura në zgjedhje. “Raporti i ODIHR-it gjithashtu identifikoi mangësi. U shënuan probleme lidhur me numërimin dhe regjistrimin e votave, si dhe me anshmërinë e medias për partitë kryesore politike. Po ashtu, ODIHR-i nxjerr në pah veprime dhe presione problematike nga partitë politike dhe qeveria gjatë fushatës elektorale”, - shkruhet në deklaratë. SHBA-të më tej nxisin qeverinë shqiptare dhe partitë politike që të zbatojnë rekomandimet që rrjedhin nga ky raport. “Nxisim qeverinë shqiptare dhe të gjitha partitë politike shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë raport dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të punuar me qeverinë shqiptare, OSBE-në dhe Bashkimin Europian, për t’u marrë me fushat e shënuara për përmirësim”, - përfundon deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Raporti
Pak ditë më parë, OSBE/ODIHR-i publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet në Shqipëri. Në këtë raport theksohet se gjatë zgjedhjeve u vunë re disa përmirësime në krahasim me vitet e tjera, por standardet e kërkuara nuk u arritën. Monitoruesit e huaj konstatuan në raport se “përmirësimet e konsiderueshme u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, duke përfshirë numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve, të cilat u bllokuan përkohësisht në disa zona, si dhe nga shkeljet e vëna re gjatë fushatës zgjedhore. Këto veprime të partive politike kanë minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor”. Pas vlerësimeve pozitive raporti konstaton: “Ndonëse u arrit pjesa më e madhe e angazhimeve të OSBE-së, këto zgjedhje nuk mundën të realizojnë plotësisht potencialin e Shqipërisë për të kapur standardet më të larta për zgjedhjet demokratike”. Ndër pikat më të kritikueshme të raportit është ajo e presioneve të qeverisë ndaj administratës. “Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve mori një numër të madh akuzash, nga të cilat janë vërtetuar disa, si për shembull presionet për të ndjekur fushatën e PD-së apo të pushimeve nga puna të aktivistëve të opozitës. Madje, shpesh u shoqëruan me kërcënime për humbje të vendeve të punës”, - thotë raporti, sipas të cilit, “më të prekurit ishin, veçanërisht, punonjësit e sektorit publik dhe studentët”. Veprime të tilla bien në kundërshtim me paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së. Më tej thuhet që “qeveria përdori në mënyrë të përsëritur ceremonitë zyrtare për qëllime të fushatës, duke përfshirë edhe përurimet e projekteve të infrastrukturës”. Të njëjtin problem monitoruesit e ngrenë edhe për kryebashkiakun e Tiranës, por, sipas raportit, një gjë e tillë u përdor “shumë më pak” sesa kreu i qeverisë.
17 Shtator 2009