Berisha shpalos programin: “Lëvizja e lirë dhe reformë në çdo sektor”
Deputetët e djathtë miratojnë dekretet për ministrat e rinj të qeverisë. “Integrimi nuk është një bulevard i shtruar, por një projekt kompleks”
Eljona Ballhysa
Kabineti i ri qeveritar ka marrë dje “bekimin” parlamentar, ndërsa sot pritet të zhvillohet ceremonia e betimit në Presidencë. Kryeministri Berisha ka shpalosur programin qeverisës në një fjalim prej 70 minutash, ndërsa ministrat e rinj kanë paraqitur objektivat për çdo sektor. Kryeministri ka theksuar gjatë fjalë së tij se kryefjala e këtij mandati qeverisës do të jetë lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptare dhe realizimi i reformave në të gjithë sektorët, me synim arritjen e standardeve që Shqipëria të meritojë anëtarësimin në BE. Në fillim të fjalës së tij Berisha vlerësoi ecurinë e procesit zgjedhor dhe garantoi se të gjitha sugjerimet e ndërkombëtarëve do të jenë në vëmendjen e qeverisë për reformën e ardhshme zgjedhore. Berisha përsëriti dhe njëherë ftesën për rikthimin në Kuvend të opozitës dhe garantoi se ai do t’i japë rolin kryesor PS-së që të bëjë propozimet për ndryshimet në Kodit Zgjedhor. “Këto ishin zgjedhjet për të cilat arbitri ndërkombëtar u shpreh se nuk pati prova për manipulimin e rezultateve. Unë i siguroj organizatat ndërkombëtare se vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre do të jenë përparësi e programit tonë qeverisës. Ftoj opozitën shqiptare të zërë vendet në Parlament dhe e garantoj atë që do të ketë rol kryesor të rëndësishëm në reformën zgjedhore dhe në atë për integrimin e vendit”, - është shprehur Berisha. Ai vlerësoi rezultatin e zgjedhjeve, i cili, sipas tij, kushtëzoi qeverisjen me një koalicion të gjerë, siç është bashkëpunimi midis PD-së dhe LSI-së. Berisha i garantoi zgjedhësit e LSI-së se në programin qeverisës janë shkrirë pikat programore të LSI-së për të cilat ata kanë votuar në zgjedhje.
Programi
Që në fillim të fjalës së tij Berisha ka vënë theksin në objektivin parësor, që është Shqipëria europiane. Sipas tij, ky projekt nuk është një bulevard i shtruar, por një projekt kompleks dhe i vështirë. Sipas tij, qeveria është e vendosur të punojë në tri plane: në përafrimin e legjislacionit me vendet e BE-së, në dialogun e ndërsjellë që synon zbatimin e MSA-së dhe në bashkëpunimin me të gjitha institucionet e BE-së. Sipas Berishës, brenda vitit të parë të qeverisjes do të arrihet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në vendet e BE-së dhe brenda këtij mandati do të arrihet prag-anëtarësimi.
Berisha premtoi reforma institucionale që synojnë respektimin e ndarjes së pushteteve, përmirësimin e kushteve të sistemin gjyqësor, transparencë të vendimeve gjyqësore dhe përcaktim më i qartë i kompetencave të KLD-së. Ai tha se lufta kundër korrupsionit në këtë sistem mbetet objektiv i qeverisë. Reforma institucionale, sipas kreut të qeverisë, synon reformimin e Policisë së Shtetit, të SHISH-it dhe të të gjitha agjencive që merren me reformën e pronësisë. “Qeveria është e vendosur të renditet në grupin e 20 vendeve të para në luftën kundër korrupsionit”, - është shprehur Berisha. Ai u zotua se do të shkurtojë në 25% të shpenzimeve operative të qeverisë dhe do të miratojë së shpejti ligjin për heqjen e privilegjeve të pamerituara zyrtarëve të lartë dhe deputetëve. “Ligji për transparencën e plotë të financave të partive politike do të hartohet së shpejti. Heqja e imunitetit të deputetëve është prioritet i kësaj qeverie”, - është shprehur Berisha. Ai u shpreh se në kuadër të luftës kundër korrupsionit do të zhvillojë aplikimin on-line të të gjitha shërbimeve.
Një nga prioritetet parësore të qeverisë është rritja e qëndrueshme ekonomike që garanton mirëqenie dhe punësim. “Objektivi më madhor është konsolidimi i rritjes ekonomike, Shqipëria lider në rajon për thithjen e investimeve të huaja. Ne do të marrin reformat më të thella administrative dhe do të reformojmë të gjitha inspektoratet e vendit duke synuar rritjen e efikasitetit të punës së tyre”, - është shprehur Berisha. Sipas tij, në këtë program qeverisës është parashikuar ndërtimi i 6 parqeve industriale që do të kthehen në motorë të punësimit të rreth 160 mijë shqiptarëve. Berisha premtoi reformë në financat publike që do të synojë uljen me 50% të borxhit, inflacion të kontrolluar në vlerën 3% dhe reduktim të deficitit buxhetor deri në 3%.
Berisha premtoi se do të investohen rreth 2 miliardë euro dhe do të ndërtohen 150 hidrocentrale në të gjithë Shqipërinë, duke e kthyer vendin në një superfuqi energjetike në rajon. Berisha u përqendrua dhe në programin social të qeverisë duke garantuar luftë kundër varfërisë, reformë në sistemin e ndihmës ekonomike, si dhe rritjen e pensioneve. Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të miratohet ligji për moshën e tretë. Një tjetër sektor që do të njohë zhvillim gjatë këtij mandati është ai arsimor. Berisha premtoi vazhdimin e rritjes së pagave të mësuesve dhe një buxhet prej 7% të GDP-së për arsimin, ndërsa premtoi heqjen e TVSH-së për materialet arsimore. Shëndetësia është një tjetër sektor prioritar në qeverisjen e vendit për të cilin është parashikuar rritje me 60% të buxhetit, rritjen e rrogave të mjekëve dhe infermierëve, luftë korrupsionit dhe mjekimin falas për personat në nevojë. Përsa i përket reformës së pronësisë, Berisha premtoi përfundimin e të gjithë procesit të legalizimeve brenda shtatorit të vitit 2010, si dhe regjistrimin e pronësisë në regjistrat on-line. Infrastruktura përbën një tjetër prioritet të qeverisë. Berisha tha se ky sektor do të njohë një zhvillim marramendës dhe që synon ndërtimin e autostradave dhe rrugëve në të gjithë vendin. Berisha tha se sistemi rrugor do të sjellë përgjysmimin e distancës kohore të të gjitha qyteteve dhe fshatrave me Tiranën. Përsa i përket diplomacisë, Berisha tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe do të thellojë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe vendet anëtare të BE-së.
17 Shtator 2009