Ambasada Iraniane kërcënon “në emër të Zotit” akademinë “Marubi”
Letra e “çuditshme” mbërrin një ditë para premierës. Drejtori Çashku i fton ta kritikojnë filmin në sallë
Habjon Hasani
Një letër “e dërguar” nga Zoti dhe e përcjellë nga Ambasada Iraniane i është dorëzuar dje drejtorit të akademisë së filmit “Marubi”, Kujtim Çashku. Esenca e letrës lidhet me filmin “Persepolis”, që do të shfaqet sot në këtë akademi, ndërsa Ambasada Iraniane, në emër të Zotit, është shprehur se shfaqja e këtij filmi do të “komprometonte” marrëdhëniet mes dy popujve vëllezër, sipas tyre. ”Në qoftë se shfaqni filmin ‘Persepolis’, kjo do të dëmtojë marrëdhëniet vëllazërore të popujve tanë, Shqipërisë dhe Iranit. Ju s’duhet ta shfaqni këtë film”, - shkruhej e zezë mbi të bardhë në letër. Nga ana e tij, drejtori Çashku u është përgjigjur atyre duke u thënë: “Jeni të lirë që të vini dhe të shfaqni pikëpamjet tuaja para dhe pasi të shfaqet filmi. Por ne do ta shfaqim këtë film, pasi ka marrë çmime të rëndësishme në festivalet e filmave në Europë. Kjo është pjesë e programit të Javës së Filmit Europian Frankofon që organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Franceze”. Në fakt, ky film, që do të shfaqet sot në “Marubi”, ka fituar çmimin e jurisë në Festivalin e Kanës në Francë dhe në Belgjikë. "Persepolis" është një film i animuar dhe është komentuar jo rrallë herë si ultra politik dhe "islamofob" edhe ndërsa sot shfaqet premiera në Tiranë, pak muaj pas kandidimit për “Oskar”. Me zërat e Katerinë Dënëv, Kiara Mastrojani, Daniel Darje rrëfehet historia e mbështetur në librin autobiografik me të njëjtin titull i Marjanë Satrapit, autore franko-iraniane. Në fakt kjo është biografia e Satrapit në vendlindjen e saj. I trajtuar si një film artistik me metrazh të gjatë, 1 orë e 35 minuta, fokusohet në Teheranin e vitit 1978. Një vajzë 8-vjeçare me emrin Marjana, vajza e një familjeje intelektualësh e përfshirë në lëvizjet social-komuniste në Iran, para revolucionit islamik. Vajza e vogël bëhet dëshmitare e rënies së regjimit të Shahut dhe më vonë dëshmitare e viteve të para të luftës Iran-Irak. Komisarë të revolucionit të Ajetollahëve kanë marrë nën kontroll jo vetëm jetën e vendit, por dhe vetë sjelljen e njerëzve. Ndërsa Marjana, e rritur në një ambient “liberal” në familjen e saj intelektuale, është e shtrënguar të mbajë perçe.
3 Prill 2008