Tirana zyrtare: “Thirrja e Budapestit për aleancën sovjeto-amerikane”
“ZP” komenton takimin e Traktatit të Varshavës. Denoncohen planet sovjeto-amerikane për Europën
Në thirrjen e Budapestit nuk ka as luftë kundër imperializmit, nuk përmendet as Vietnami, as Lindja e Mesme, bile edhe rreziku i revanshizmit gjerman, temë shumë e dashur për propagandën revizioniste, këtë herë është paraqitur me ton shumë të butë. Kjo vërteton edhe një herë se revizionistët sovjetikë e të tjerë, që me fjalë hiqen si përkrahës të zjarrtë të popullit vietnamez, Vietnamin e sakrifikojnë në altarin e bashkëpunimit sovjeto-amerikan, ashtu siç sakrifikojnë edhe interesat e popujve arabë etj. A janë të rastit këto? Asnjeri nuk mund ta besojë. Nga vetë teksti i Thirrjes dhe komentet e informatat e ndryshme, del se qëllimi kryesor i mbledhjes së Traktatit të Varshavës ka qenë përgatitja e bisedimeve të krerëve sovjetikë me presidentin e ri të SHBA, Riçard Nikson. Ashtu si Niksoni, përpara se të ulej në tryezën e pazarllëqeve me sovjetikët u takua me partnerët e tij europianë të NATO-s për të siguruar solidaritetin dhe përkrahjen e tyre për allishverishet e ardhshme, edhe krerët e Kremlinit bënë po të njëjtën gjë në Budapest me partnerët e tyre të Traktatit të Varshavës. Thirrja e Budapestit nuk përmend asnjë nga problemet e mëdha që preokupojnë botën, qoftë edhe në formulat politike klasike revizioniste, pasi Brezhnjevi e Kosigini dëshirojnë ta sigurojnë Niksonin se për këto probleme ata nuk duan të marrin qëndrime të paracaktuara, të cilat mund të paragjykonin bisedimet e ardhshme sovjeto-amerikane në nivel të lartë. Ata duan t’i thonë presidentit amerikan se për të gjitha çështjet ata do të diskutojnë e vendosin bashkërisht, duke u nisur nga një terren i hapur, i lirë për çdo kompromis dhe çdo zgjidhje. Dhe se për këtë ata kanë aprovimin e gjithë partnerëve të Traktatit të Varshavës, siç e tregon nënshkrimi unanim i Thirrjes nga të gjithë pjesëmarrësit. Për më tepër, me këtë ata duan të lënë përshtypjen se sundimtarët e vendeve revizioniste i shikojnë këto bisedime me dashamirësi të madhe dhe janë të predispozuar të bëjnë çmos për të krijuar një atmosferë sa më të favorshme paraprake për zhvillimin e tyre. Një farë disonance nga fryma e përgjithshme e qetësimit dhe e largimit nga temat e mëdha e të mprehta të politikës ndërkombëtare në pritje të takimit sovjeto-amerikan në nivel të lartë që vihet re në Thirrjen e Budapestit, mund të përbënte përmendja e problemit gjerman, që përsërit qëndrimet e njohura të revizionistëve sovjetikë e që nuk pëlqehen as në Bon as në Uashington. Por edhe kjo është vetëm në dukje. Çështja gjermane aktualisht nuk mund të mos përmendësh në një dokument publik të Traktatit të Varshavës e për më tepër që ka të bëjë me Evropën dhe me të ashtuquajturin sigurim evropian. Ajo u duhesh udhëheqësve sovjetikë për të mbuluar bllofin e Berlinit dhe për të fshehur fiaskon e zhurmës boshe që ata bënë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Republikës Federale Gjermane në Berlinin Perëndimor. Ata mundohen tani të qetësojnë Ulbrihtin dhe shokët e tij, që në një moment mjaft delikat i lanë vetëm, i diskredituan dhe i vunë në një pozitë shumë të pahijshme përpara gjithë gjermanëve dhe gjithë botës, duke treguar se klika e Ulbrihtit nuk është gjë tjetër veçse një satelit i thjeshtë i revizionistëve sovjetikë dhe një lodër e tyre në manovrat e bashkëpunimit sovjeto-amerikan. Që përmendja e çështjes gjermane në dokumentin e Budapestit është formale e kuptojnë mirë si Niksoni ashtu edhe Kisingeri, pasi zhurma që bënë revizionistët sovjetikë në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Berlin nuk pati asnjë konsekuencë tjetër përveç diskreditimit të mëtejshëm të klikës së Ulbrihtit. Nuk është e rastit që qeveria e Bonit qe e para që e përshëndeti me zjarr Thirrjen e Budapestit me gojën e ministrit të saj të Jashtëm, Vili Brandi. Pjesëmarrësit revizionistë të mbledhjes së Budapestit përpiqen ta paraqesin kohën e shkurtër të seancave zyrtare, vetëm dy orë si shprehje gjoja të unanimitetit rreth problemeve të diskutuara. Dy orë ndoshta kanë mjaftuar për të arritur në përfundimin se nuk mund të merren vesh, por është e pamundur të diskutohet e të vendoset një vijë politike ose edhe vetëm disa veprime konkrete në lidhje me problemin e Berlinit dhe gjendjen në Lindjen e Mesme, të shqyrtohen fatet e Europës dhe lufta në Lindjen e Largët, çështja gjermane dhe ndryshimet strukturale të një organizate ushtarake. Në të vërtetë s’ka patur unanimitet, por dështime dhe dështime të gjithanshme. Dihet se dënimi i Kinës ka qenë dëshira e madhe e udhëheqësve renegatë të Bashkimit Sovjetik. Ata prej kohësh kërkojnë me çdo kusht sigurimin e përkrahjes së satelitëve të tyre ndaj politikës së tyre provokuese e imperialiste antikineze. Brezhnjevi e Kosigini në Budapest kërkonin nga vendet revizioniste pikërisht një përkrahje të tillë unanime të politikës dhe të veprimtarisë së tyre kundër Republikës Popullore të Kinës. Se ky ka qenë një nga qëllimet kryesore të udhëtimit të mundimshëm të krerëve të Kremlinit deri në Budapest, këtë e vënë në dukje pa përjashtim të gjithë komentatorët e shtypit të huaj që shkuan në kryeqytetin hungarez për të ndjekur nga afër punimet e komitetit politik konsultativ të Traktatit të Varshavës. Vetë pjesëmarrësit e mbledhjes, që tani kanë përqafuar stilin borgjez të konfidencës me shtypin e madh kapitalist, bënë kaq shumë indiskrecione sa nuk ka mbetur më vend për dyshime. Krerët e Moskës kanë bërë çmos që t’i shkëputin mbledhjes një dokument që ta quante revizionizmin sovjetik viktimë të agresionit kine. Por kjo nuk u arrit dhe as që mund të arrihej në një gjë të tillë kur secili pjesëmarrës ia ka me të pabesë tjetrit, kur secili ruhet si djalli nga thimjami nga prapamendimet e shokut, kur secili do ta shikojë partnerin tjetër sa më keq, për t’u lehtësuar nga barra e presionit të carit të madh dhe të zgjerojë fushën e mbrojtjes së interesave të veta të ngushta. Agjencitë e lajmeve dhe korrespondentët e gazetave të huaja nga Budapesti, ndër të cilët edhe ata çekosllovakë, vënë në dukje se përpara mbledhjes plenare të së hënës pasdreke midis delegacioneve revizioniste ka pasur takime dypalëshe e në grupe. Emri i Rumanisë në këto takime nuk përmendet. Aty sigurisht është diskutuar çështja e Kinës dhe Brezhnjevi e Kosigini kanë kërkuar pa tjetër që partnerët e tyre të angazhohen sa më shumë që të jetë e mundur kundër Republikës Popullore të Kinës, Partisë së saj Komuniste dhe popullit të madh kinez. Kjo del edhe nga njoftimet e organeve të ndryshme të shtypit, të afërme me qarqet revizioniste të Budapestit, ku bëhesh fjalë se krerët e Moskës u kanë kërkuar pjesëmarrësve të Traktatit të Varshavës të dërgojnë disa kontingjente trupash ushtarake në Lindjen e Largët. Por edhe këtu ka pasur divergjenca dhe ka munguar unanimiteti, megjithëse sunduesit e sotëm në Kremlin do të vazhdojë përpjekjet për t’i tërhequr vendet e tjera revizioniste në politikën e tyre antikineze. Në këtë çështje ata nuk mund t’i humbasin shpresat për derisa këto vende janë të sunduara nga klika renegate, të regjura në tradhti, komplote e kapitullime të turpshme, përderisa këto vende do të bëjnë pjesë në Traktatin e Varshavës, i cili siç e tregoi edhe rasti i Çekosllovakisë, është kthyer në një instrument të thjeshtë të politikës agresive imperialiste të revizionistëve sovjetikë kundër lirisë e pavarësisë së popujve.
Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i popullit” më datë 22 mars 1969
Titulli është redaksional
Përgatiti: Matilda Arapi
Në numrin e ardhshëm do të lexoni:
Si u trajtua në Thirrjen e Budapestit çështja kineze
Pse u firmos në mënyrë unanime nga të gjitha shtetet
Roli i BS-së në lidhjet e mëpastajme me presidentin Nikson
Për më shumë na ndiqni në numrin e ardhshëm
3 Prill 2008