Ambasada amerikane do të rihapet nesër në Beograd
Protestat e dhunshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës shkaktuan mbylljen e Ambasadës amerikane në Beograd të Serbisë. Naciovnalistët serbë i kanë vënë flakën ambasadës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.
Pasi ka qëndruar e mbylluer për gati një muaj, ambasada amerikane ka bërë të ditur se do të rihapë nesër sektorin konsullor. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e Tanjug agjencia e lajmeve serbe. Ambasada e ShBA-së deklaron se departamenti i shtetit ka autorizuar kthimin e familjarëve të stafit, pas largimit të tyre nga përleshjet e dhunshme të nacionalistëve serbë.