Incidenti në presidencë, prangoset autori
Mevlan Fezaj, 50 vjeçari nga Patosi që kërkoi dje të hynte me forcë në Presidencë është vënë në pranga sot nga policia e kryeqytetit. Burime policore bëjnë të ditur se ndaj tij është marrë masae arrestit, pasi akuzohet për veprën penale të 'shkatërrimit të pronës me mjete të tjera', si dhe ' prishje të qetësisë publike'. Fezaj që dje shkatërroi portën nr dy të Presidencës, ka shfaqur probleme psikike mendore. Kështu janë shprehur për të forcat policore, që pas shoqërimit në ambjentet e komisariatëtit e kanë marrë atë në pyetje. Nga policia janë marrë gjithashtu në pyetje edhe familjarët e afërt të shtetasit të lartë përmendur. Ata kanë thënë se kanë ardhur për të mjekuar në Tiranë familjarin e tyre.