E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia- Ekspertët identifikojnë trupin e 19-vjeçares

 

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë identifikuar sot viktimën më të fundit të tragjedisë së Gërdecit. Ata kanë bërë të ditur se identifikimi i trupit të pajetë që u gjet në gërmadhat e fabrikës para disa ditësh është bërë i mundur nëpërmjet analizës së ADN-së. Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Zilie Leti, për të cilën familjarët bënë apel që në ditët e para të tragjedisë për gjetjen e saj. Ajo ka qenë punëtore në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec dhe duke qenë në një zonë me rrezikshmëri të lartë , trupi i saj u gjend mjaft vonë.Krateri i shkatërruar nga shpërthimi ka qenë zona e fundit ku u realizua operacioni i shpëtim-kërkimit, për shkak të pasigurisë që ekziston në atë zonë. Ndërkaq ende nuk është gjetur trupi i një tjetër vajze të re. Emri saj është Shpresa Alhasa, të cilën po e kërkojnë familjarët e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›