E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdec- FBI-ja heton mbi ngjarjen

Inspektorët e FBI-së kanë marrë në pyetje Patrick Henry presidentin e kompanisë amerikane  që punoi për demontimin e armatimeve në Gërdec, deri në fund të vitit 2007. Patrick Henry ka rrëfyer duke folur për një gazetë lokale  se ai kishte marrrë si nënkontraktor kompaninë e Mihal Delijorgjit me kërkesë të Ylli Pinarit, shefit te MEICO-s. Henry deklaron se Alba Demil kishte një kontratë të vecantë me kompaninë MEICO për demontimin e armatimeve të rënda. Ai ka treguar para hetuesve amerikane se ka qenë në Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›