Shteti u garanton pension të posaçëm 14 personaliteteve
03/03/2011 Me vendime të posaçme Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës miratoi dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror për katërmbëdhjetë personalitete të fushës së artit, sportit dhe kulturës. Në këtë mënyrë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e një shtese pensioni të posaçëm shtetëror këtyre personaliteteve në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Përfitojnë nga ky vendim Marjana Daja, Zenel Kokomiri, Muhamet Përmeti, Agim Musta, Drita Haxhiraj, Tasim Hoshafi, Petro Zheji, Robert Radoja, Shaqir Rexhvelaj, Veli Rada, Sherif Merdani, Ruzhdi Pulaha, Amik Kasoruho dhe Skifter Këlliçi.
Përfituesit
Marjana Daja
Zenel Kokomiri
Muhamet Përmeti
Agim Musta
Drita Haxhiraj
Tasim Hoshafi
Petro Zheji
Robert Radoja
Shaqir Rexhvelaj
Veli Rada
Sherif Merdani
Ruzhdi Pulaha
Amik Kasoruho
Skifter Këlliçi
Përfituesit
Marjana Daja
Zenel Kokomiri
Muhamet Përmeti
Agim Musta
Drita Haxhiraj
Tasim Hoshafi
Petro Zheji
Robert Radoja
Shaqir Rexhvelaj
Veli Rada
Sherif Merdani
Ruzhdi Pulaha
Amik Kasoruho
Skifter Këlliçi