Ambasada amerikane "ndërpret marrëdhëniet" me gazetën “Shekulli"
TIRANE- Ambasada amerikane ndërpret marrëdhëniet profesionale me gazetën 'Shekulli' deri në një njoftim të mëtejshëm.
E përditshmja boton sot në faqe të parë, një letër të ambasadës amerikane ku njoftohej vendimi se ambasada do të anulonte të gjitha pajtimet e saj me gazetën 'Shekulli'; stafi i gazetës nuk do të ftohej më për të marrë pjesë në aktivitete, apo trajnime, të sponsorizuara nga Ambasada; si dhe nuk do ti dërgohej kësaj gazete asnjë njoftime për shtyp, apo deklaratë e Ambasadës.
Gazeta informon se letra që mban datën 14 prill 2010, ka mbërritur po dje ( më 14 prill) në redaksinë e saj. Letra mban firmën e zonja Elizabeth A.- Lewis,
Zyrtare e Çështjeve Publike në këtë ambasadë, dhe i është drejtuar themeluesit të gazetës “Shekulli”, zotit Koço Kokëdhima.
Sipas letrës, të botuar sot, në gazetë, vendimi është marrë për një shkrim opinion të botuar pak ditë më parë në këtë gazetë të titulluar “Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh”, me autor analistin Ilir Yzeiri. Sipas kësaj letre shkrimi opinion, në fjalë, “ka fyerje raciste për ambasadorin Arvizu dhe është sulm personal ndaj vetë ambasadorit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Në përgjigje të letrës kryeredaktori i gazetës, zoti Adrian Thano shkruan se shkrimi opinion nuk ka "përgojime të lidhura me racën dhe etninë".
Ai e quan një vendim “të paprecendentë .. dhe me gjasa i pari i këtij lloji në historinë e gazetarisë; ....i pari që aplikohet në Shqipëri, (ndoshta në botë) nga një ambasadë drejt një gazete”.
Në respekt të lexuesit, “Shekulli” riboton sot shkrimin opinion të zotit Ilir Yzeiri duke ia lënë lexuesit të gjykojë, nëse aty ka "përgojime të lidhura me racën dhe etninë".
(Suela Gera/BalkanWeb)