E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada apelon Amerikanet te bejne kujdes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregohen të kujdesshëm dhe të evitojnë zonat ku po protestohet.

Në njoftimin paralajmërues për qytetarët e saj, ambasada thotë se protesta në një qytet, edhe pse paqësore, mund të sjellë një reagim zinxhir duke nxitur veprime të ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Në njoftimin e saj, ambasada i referohet protestave të djeshme në shumë qytete të Shqipërisë nga protestuesit socialistë, ndërsa thekson se ato pasojnë protestën e dhunshme të 21 janarit ku gjetën vdekjen 4 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›