E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te plagosur Rama viziton protestuesit ne spital

Lideri opozitës Edi Rama, gjatë paradites së të premtes ka vizituar në spitalin ushtarak, dy protestuesit e plagosur, Shpëtim Marku dhe Urim Markun.

Sipas pretendimeve të protestuesve, ata janë plagosur nga forca të RENEA-s, mbrëmjen e një dite më parë, pranë ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkaq, policia e Tiranës, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka sqaruar se personat e sipërpërmendur janë kapur dhe arrestuar pasi kanë goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë tubimit përpara Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Këta shtetas, gjatë përplasjes fizike me forcat e policisë janë dëmtuar, dhe po ashtu  punonjësit e policisë, të cilët aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›