Jetimet pa strehe. fare ndodh pasi mbushin 15 vjec
Pasi lënë shtëpinë e fëmijës në moshën 15-vjeçare, fëmijët jetimë të vetmen mundësi strehimi kanë konviktet e shkollave të mesme, gjithmonë nëse do të vazhdojnë të ndjekin arsimin e mesëm profesional.
Ndërsa për të tjerët shikohet mundësia që ata të strehohen pranë shoqatave, deri në moshën 18-vjeçare, por nëse këto të fundit kanë kapacitete, në të kundërt fëmijët jetimë duhet të përballen me realitetin në rrugë, për të gjetur një strehëz.
Këtë parashikon ligji për fëmijët jetimë, të cilët aktualisht në Shqipëri janë të shumtë. Deri tani nga shërbimi social shtetëror trajtohen në qendrat rezidenciale, rreth 600 të mitur jetimë.
“Fëmijët trajtohen nga mosha 0-15-vjeçare edhe në raste të veçanta shkon deri në moshën 18-vjeçare, kur fëmija nuk ka mbaruar arsimin 9-vjeçar. Përsoni përkatës bën dokumentacionin e fëmijës dhe kërkon që ai të kalojë në ndjekjen e studimeve para universitare, pas të shkollës së mesme. Ato fëmijë që kanë fituar statusin e jetimit kalojnë direkt në konviktet që manaxhohen nga pushteti vendor”-tha Gazmend Zito, Shef i Shërbimit për Fëmijët Jetimë pranë Shërbimit Social Shtetëror.
Në ditën kombëtare të fëmijëve jetimë, apeli i strukturave përkatëse, është për më shumë bashkëpunim mes pushtetit qëndror dhe vendor, pasi i takon këtij të fundit, tashmë si pasojë e procesit të decentralizimit, t’u ofrojë një strehëz fëmijëve jetimë pas moshës 15-vjeçare, nësë ata gëzojnë statusin e jetimit.
Edlira Sulejmani