E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e opozites deputetet thirrje per qendrese

Protestës përpara KQZ i shtohen zërat e deputetëve. Ndërsa dy ditë më parë, rreth 36 ligjvënës socialistë kaluan gardhin e policëve përpara institucionit që administron zgjedhjet, protesta e opozitës ka marrë doza qetësie pas fjalimeve të deputetëve socialist drejtuar turmës pranë KQZ-së.

“Ne duam një Shqipëri ku gara elektorale të përcaktojë fitues pa manipulime dhe pa vjedhje siç po bën Saliu tani. Sot, nesër edhe më tej, do jemi këtu derisa të shohim një Shqipëri për të cilën ëndërrojmë. Duam një Shqipëri, ku gara të jetë e ndershme, e lirë, pa presione, pa shantazhe, blerje votash. Jemi këtu bashkë me vëllezërit dhe motrat tona në Gjirokastër, Korçë, Krujë, Laç e gjithë Shqipërinë, për të mbajtur në këmbë revoltën mbarë popullore”-tha deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.

Deputetët socialistë kanë bërë me dije se protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhje të situatës.  Në orën 16.00 protestat do të përshkallëzohen në 9 qytete si Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korccë, Sarandë, Vlorë, Fushë-krujë, Berat dhe Durrës.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›