E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa prinder 31 mije te mitur jetime

Janë plot 31 mijë fëmijë të cilët përjetojnë problematika të ndryshme sociale, pasi mbi kryet e tyre rëndon fjala jetim. Si çdo 20 maj, të gjitha institucionet publike apo private organizojnë aktivitete duke përcjellë për këta fëmijë mesazhe të rëndësishme, por edhe apelojnë për më tepër vëmendje për ta.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, Ilir Çumani kërkoi më tepër vëmendje nga ana e shtetit për jetimët socialë, pasi ata biologjikë janë nën kujdestarinë e institucioneve.

“Legjislacioni parashikon mbështetje për fëmijët jetimë biologjikë. Për ata socialë, ata dalin nga dyert e institucioneve dhe shteti heq dorë. Kështu që lipset përmirësim i kuadrit ligjor, ku parashikohet mbrojtja e fëmijëve jetimë socialë”-shprehet, Çumani.

Vite më parë me këtë target grup fëmijësh, abuzohej ndjeshëm dhe shumë nga ata nuk dihet dhe sot ku janë. Aktualisht për fat të mirë, sipas Çumanit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe s’ka patur më probleme të tilla.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›