Ambasada britanike: Ekstradimi i Kumbaros, sa më shpejt të jetë e mundur
Ambasada britanike në një njoftim për shtyp ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Magjistratëve të Westminster në Londër në lidhje me të pandehurin Ilir Kumbaro. “Të martën, datë 24 mars, në një seancë ekstradimi të mbajtur në Gjykatën e Magjistratëve në Westminster, Londër, gjykatësi vendosi se i pandehuri, i cili po jetonte nën identitetin e Shatri Shaqa, ishte faktikisht Ilir Kumbaro. Ky vendim, i cili mund të apelohet, mundëson kalimin e çështjes tek Sekretari i Shtetit, i cili do të vendosë nëse Kumbaro mund të ekstradohet për t'u gjykuar në Shqipëri. Në njoftimin për shtyp thuhet se “Mbretëria e Bashkuar i merr seriozisht të gjitha kërkesat për ekstradim dhe synon t'i shqyrtojë ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Por sipas ambasadës britanike, ky proces ndonjëherë mund të zgjatet në kohë, për shkak të kontrolleve, balancave dhe masave mbrojtëse përkatëse të cilat sigurojnë saktësinë e vendimit”.