E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada britanike, bamirësi për pacientët

Ambasadorja britanike i akordoi dje një çek prej 14500 eurosh shoqatës bamirëse "Sue Ryder Albania". Ky fond do të ndihmojë punën që bën shoqata me të sëmurët terminalë dhe të moshuarit me sëmundje kronike. Fondet u mblodhën pak kohë më parë në Ballon e Pranverës, eveniment ky i organizuar nga stafi i Ambasadës Britanike në fillimit të këtij viti. Ambasadorja tha se "Sue Ryder Albania" është një shembull i shkëlqyer ku shoqëria civile ndihmon në shërbime të tilla të rëndësishme si kujdesi paliativ. Ajo theksoi se edhe njerëz të zakonshëm mund të arrijnë gjëra të jashtëzakonshme me aktivitet vullnetar, si në formën e mbledhjes së fondeve për kauza të vlefshme, ashtu edhe duke ofruar vullnetarisht kohën dhe ekspertizën e tyre për ata që kanë nevojë. Shoqata "Ryder Albania" është një organizatë jofitimprurëse, që e ka filluar aktivitetin e saj në nëntor të vitit 1993 si një shërbim falas i asistencës në shtëpi për të sëmurët me kancer në fazë terminale dhe të moshuar me sëmundje kronike, me mbështetjen e "Sue Ryder Care" në Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›