E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita ndërkombëtare e larjes së duarve

Më shumë se 5 mijë fëmijë vdesin në ditë ose 1.7 milion fëmijë vdesin çdo vit nga çrregullimet diarreike nën moshën 5 vjeç. Diarreja është shkaku i dytë i vdekjes së fëmijëve nën 1 vjeç.

Larja e duarve, sidomos në pikat kritike si, përpara ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe pas përdorimit të banjës mund të reduktojë deri në 50 për qind diarrenë te fëmijët nën 5 vjeç.

Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me infeksion akute respiratore rreth 23 për qind.

Është viti i dytë që Kombet e Bashkuara e kanë vendosur 15 Tetorin si ditë botërore të larjes të duarve.

Dita botërore e larjes të duarve bëhet për të arritur një nga objektivat e mijëvjeçarit për reduktimin e sëmundjeve infektive diarreike. Qëllimi është të mobilizohen dhe motivohen komunitetet e ndryshme për rëndësinë e larjes së duarve me sapun. Bëhet fjalë në fakt për një nga masat më efikase, më ekonomike, më e thjeshta për parandalimin e sëmundjeve diarreike dhe infeksioneve akute të frymëmarrjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›