E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada britanike, tarifa për vizë paguhet online

Ambasada e Britanisë në Tiranë

Duke filluar nga 11 qershori, pagesa e aplikimit për vizë britanike duhet të bëhet vetëm online. Pagesa bëhet nëpërmjet internetit me kartë krediti apo debiti, në monedhën euro, përpara se aplikanti të shkojë për të dorëzuar dokumentet e aplikimit në ambasade.

Nuk do të pranohet asnjë pagesë në dorë dhe ky ndryshim është pjesë e procesit në mbarë botën për të arritur që çdo aplikant të aplikojë dhe paguajë tarifën e  vizës me internet brenda 2013/14.

Nëse aplikantët nuk kanë kartë Visa ose Mastercard, mund të blejnë një karte pre-paid (të parapaguar) dhe ta përdorin, por gjithmonë të tipit Visa ose Mastercard. Gjithashtu, aplikantët që synojnë të udhëtojnë me vize pune ose studenti, mund ti kërkojnë agjensisë se tyre të udhëtimit ta bëjë pagesën e aplikimit të tyre për vize kur ata prenotojnë flururimin apo akomodimin. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›