E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ardhshëm çek, gjumash!

http://www.youtube.com/watch?v=W638_f-kLjU

Ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg

Ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, i cili do të kandidojë për president të vendit në zgjedhjet e vitit 2013,  në takimet publike shfaqet tepër gjumash.

Xhirimet kur Schwarzenberg fle në takimet zyrtare, janë bërë hite në YouTube.

Schwarzenberg është i njohur për fjetjet e tij në takimet publike. Ai aq shumë ka fjetur në të tilla raste, sa që kompania e pijes energjike Kamikaze ka tentuar ta përdorë fotografinë e tij,  se si fle në një debat politik, në një nga reklamat e saj me sloganin, Rri më gjatë në këmbë, por nuk ka mundur.

Është e njohur fotografia e realizuar, teksa Schwarzenberg flinte në Forumin e Sigurisë në Beograd, në dhjetorin e kaluar. Ndërsa, tani në internet po përhapet videoja e shtatëdhjetëvjeçarit, të cilin e zë gjumi gjatë fjalimit të David Rathit, ish-ministër dhe përfaqësues çek në Dhomën e Ultë të Parlamentit.

Schwarzenberg shquhet se, në darkat monotone, fjalimet e gjata dhe ndarjet e çmimeve, ai zakonisht ia ka futur gjumit. /E.Lata/

http://www.youtube.com/watch?v=xjdBTBVCOcM

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›