Ambasada e Kosovës në Shkup gjatë muajit shkurt
Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov, deklaroi se më së voni në muajin shkurt, Kosova do të hapë ambasadën në Maqedoni. Sipas Karajanovit, mbi 200 kandidatë kanë shprehur interesimin për t‘u bërë ambasadorë në Maqedoni. "Është shpallur konkursi në të cilin kandidatët e paraqitur do të vlerësohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe qeveria", deklaroi diplomati maqedonas. Ai tha se Kosova është partneri i tretë i Maqedonisë dhe se bashkëpunimi në fushën e sigurisë, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, si dhe në të gjitha sferat e tjera është në interes të të dy vendeve. Sipas tij, gjatë vitit të ardhshëm pritet realizimi i më shumë vizitave zyrtare mes dy vendeve, si thellimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat e jetës.