E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakersat sulmojnë faqen e qeverisë

I ka kushtuar "shtrenjtë" qeverisë shqiptare deklarata e Kryeministrit Berisha për të ftuar në Tiranë Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Në orët e mbrëmjes së djeshme, faqja zyrtare e Kryeministrisë është sulmuar nga hakersat dhe në të ishte mbivendosur një tekst: "Pse nuk e bëni Shqipërinë e Madhe, kështu e han faqja e Këshillit të Ministrave kur nuk respekton ligjin e internetit". Megjithatë, edhe pse ka një tekst shqip, ende nuk mund të thuhet se kush e ka sulmuar, pasi lojëra të tilla janë përsëritur shpesh në vendet e rajonit, por kryesisht në Shqipëri dhe Serbi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›