E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA përshëndet takimit Thaçi-Ahmeti

Shkup -Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka përshëndetur takimin e dy liderëve të partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Me anë të një deklarate, kjo ambasadë bën të ditur se takimi i 23 janarit midis kryetarit të BDI Ali Ahmeti dhe kryetarit të PDSH Menduh Thaçi për të rikonfirmuar rëndësinë e një gare demokratike në zgjedhjet e ardhshme, demonstroi një lidership, komunikim dhe bashkëpunim të admirueshëm.

“Ne i urojmë të dy liderët për marrjen e hapave të hershëm dhe të domosdoshëm për të siguruar se qytetarët e këtij vendi mund të zgjedhin Presidentin e tyre të ardhshëm dhe udhëheqësit lokal në një atmosferë më të mirë të mundshme, pa dhunë dhe frikësim. Ne i inkurajojmë të gjitha partitë të kyçen në dialog dhe bashkëpunim të rregullt gjatë gjithë procesit zgjedhor me qëllim plotësimin e standardeve ndërkombëtare”-shkruhet ndër të tjera në deklaratë e shpërndarë për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›