Prishtinë, KFOR sekuestron 100 granata
Prishtinë -Gjatë një kontrolli në fshatin Grashticë të Prishtinës, trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë konfiskuar një sasi të madhe të armëve dhe municionit. Sipas një njoftimi të KFOR-it, gjatë këtij operacionit paqeruajtësit kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 100 granata antitank, një minahedhës si dhe disa armë të kalibrit më të vogël. Në njoftim thuhet se operacioni dëshmon përkushtimin e KFOR it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt në tërë Kosovën.
Vetëm gjatë vitit 2008 njësitet e KFOR it kanë gjetur dhe shkatërruar rreth 1 mijë e 400 armë, 1 mijë e 800 mjete të pashpërthyera dhe mbi 5 mijë e 400 municione të ndryshme.
Vetëm gjatë vitit 2008 njësitet e KFOR it kanë gjetur dhe shkatërruar rreth 1 mijë e 400 armë, 1 mijë e 800 mjete të pashpërthyera dhe mbi 5 mijë e 400 municione të ndryshme.