Ambasada e SHBA-se trajnon Policine per dokumentet false

60 oficere te Kufirit dhe Migracionit te Policise njihen me teknikat e reja per sigurine e dokumenteve
TIRANE- Ambasada e SHBA ne Tirane dhe Departamenti i Drejtesise i SHBA trajnojne Policine Shqiptare per identifikimin dhe zbulimin e Dokumenteve te falsifikuara. Trajnimi u zhvillua dje ne qytetin e Durresit me 60 oficere te strukturave te Kufirit te Policise se Shtetit.
Oficere konsullore te Ambasades se SHBA ne Tirane se bashku me nje trajnues nga Agjencia e Kontrollit te Emigracionit dhe Doganave te SHBA ne bashkepunim me Programin e Asistences per Trainimin e Hetimit Penal Ndekombetar ICITAP kryen nje sesion trainimi sot ne Durres per rreth 60 anetare te Departamentit te Kufijve dhe Migracionit te Policise Shqiptare- tha zyra e shtypit e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane.
Sipas saj programi i trajnimit eshte planifikuar qe te ndihmoje oficeret e kontrollit kufitar te Policise Shqiptare te dallojne dokumente te falsifikuara udhetimi per te rritur keshtu sigurine kufitare.
Nje trajnim i tille duket se eshte mjaft i rendesishem per autoritetet e Policise Kufitare ne vend per shkak se me teper se nje muaj me pare per shqiptaret Bashkimi Europian vendosi heqjen e vizave te udhetimit dhe qendrimit ne kete grup vendesh per nje afat prej tre muajsh. Geri Bjullard Gary Bullard drejtues i programit Mision i Ndihmes Policore ICITAP te Departamentit te SHBA tha Ambasada e SHBA nepermjet ICITAP eshte e lumtur te mbeshtese zhvillimin e vazhdueshem profesional te oficereve te zbatimit te ligjit ne Policine e Shtetit Shqiptar.
Sipas zyres se shtypit te Ambasades se SHBA-se ne Tirane trainimi i mesiperm eshte pjese e perpjekjes se vazhdueshme se tyre nepermjet ICITAP-it per te ndihmuar Policine e Shtetit Shqiptar ne perpjekjet e tyre per modernizim.
Me pare programi i asistences policore te SHBA-se ka dhene ndihma te tjera si materiale logjistike por edhe me trajnime ne drejtim te pergatitjes sa me profesionale te strukturave te Policise ne misionin e saj.