KLD Heqje e licences avokateve qe zvarrisin proceset

Spahiu sulmon prokurorine dhe Gjyqtaret ndersa mori si shembull zvarritjen e Gerdecit
Nenkryetari i KLD-se tha dje se i jane derguar propozimet per ndryshimin e ligjit te Avokatise
TIRAN- Ne kohen kur zv/kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise z.Kreshnik Spahiu fliste para medias per ndeshkimet qe do kryeje institucioni qe ai drejton ndaj avokateve per zvarritjen e procesit gjyqesor me 28 te pandehurit e tragjedise se Gerdecit seanca e 18 gjyqesore per kete proces serish u shty ne Gjykaten e Tiranes per shkak te mungeses se njerit nga tre te arrestuarit.
Ka qene mungesa e te pandehurit Sokol Ngjeci qe ndodhej i shtruar ne Spitalin e Burgut qe beri qe seanca e djeshme te mos vazhdoje duke sjelle keshtu shtyrjen per te 18-ten here. Nenkryetari Spahiu zvarritjen e cilesoi skandaloze per drejtesine shqiptare.
Vonesa ne dhenien e drejtesise per disa ceshtje penale me rrezikshmeri te larte shoqerore paralajmeron nje drejtesi te cunguar qe rrezikon deshtimin e vete proceseve penale asgjesimin e provave zbehjen e shqyrtimit gjyqesor mosinteresimin e deshmitareve e ne disa raste lirimin e te pandehurve per shkak te skadimit te afateve te paraburgimit-tha Spahiu duke iu referuar zvarritjeve te procesit gjyqesor te tragjedise se Gerdecit.
Spahiu nuk la pa akuzuar edhe prokuroret per zvarritjen e proceseve. Nuk ka justifikim qe prokurori te mungoje ne nje seance gjyqesore apo te kerkoje pa arsye shtyrjen e saj.
Nuk gjejme shkak te arsyeshem qe ta justifikoje ate qe ka hetuar marre provat e ka derguar per gjykim ceshtjen ne momentin qe ai ka cmuar se gjithcka eshte e plote dhe e provuar-tha Spahiu duke iu referuar inspektimit ne Gjykaten e Tiranes.
Numri 2 i KLD-se iu drejtua edhe gjyqtareve duke i ftuar te marrin masa per avokatet e prokuroret qe behen shkak i zvarritjeve. Nuk ka asnje justifikim qe gjyqtari ta toleroje kete dukuri e te mos beje me dije Prokurorine e Rrethit apo Prokurorin e Pergjithshem per te marre masa.
Nuk ka justifikim per gjyqtarin kur avokati mungon pa shkak te mos vere ne dijeni Dhomen e Avokatise per nje proces disiplinor ndaj ketij avokati- tha Spahiu ndesa renditi propozimet e drejtuara Ministrise se Drejtesise per ndryshime ne ligj. Rritja e kompetencave te gjykates per te marre masa ndaj avokateve ne rastet e zvarritjes se proceseve gjyqesore.
Masat te parashikohen nga gjoba deri ne pezullim te ushtrimit te profesionit te avokatit. Ndryshimin e dispozitave ligjore te cilat percaktojne numrin e gjyqtareve qe shqyrtojne ceshtjet duke rritur numrin e ceshtjeve qe shqyrtohen nga nje gjyqtar.
Uljen e numrit te gjyqtareve qe perbejne trupin gjykues ne Gjykaten e Krimeve te Renda nga 5 qe eshte sot ne 3 gjyqtare per nje numer te caktuar ceshtjesh penale. Percaktimi i nje kuorumi te cilesuar per marrjen e vendimeve unifikuese ne Gjykaten e Larte.
Sanksionimin ne dispozita ligjore te se drejtes se gjykates per te pushuar gjykimin e disa prej kerkesave penale. Kufizimin e se drejtes se Gjykates se Apelit per te derguar per rigjykim ceshtjen jo me shume se nje here dhe ndryshime thelbesore ne menyren e sistemit te njoftimeve per seancat gjyqesore te cilat fatkeqesisht ende realizohen vetem me fletethirrje nepermjet nje sistemi shume primitiv-nenvizoi Spahiu ne fjalen e tij.