E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA-ve do të përkrahë ngritjen e kapaciteteve të MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, ka pritur sekretarin e dytë në sektorin për politikë dhe ekonomi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alfred M. Boll. Gjatë këtij takimi, ministri Beqiri e falënderoi Boll-in për angazhimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë në mbështetje të aktiviteteve të MKRS-së dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në të gjitha fushat. Ndërkaq, Boll tha se ambasada e SHBA-ve e çmon lartë angazhimin e deritashëm të MKRS-së për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ai, gjithashtu, tha se ambasada e SHBA-ve do të përkrahë ngritjen e kapaciteteve të MKRS-së përmes trajnimit të ekspertëve në fushën e trashëgimisë kulturore.
Zhvillohet në Torino konferenca arkeologjike

21 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›