E Diel, 1 Nëntor 2026

“Në gjurmët e Ilirisë së lashtë” një konferenc arkeologjike nga Shoqata Vatra

Para ca ditësh u zhvillua në Torino konferenca arkeologjike “Alla scoperta dell’antica Illiria” (“Në gjurmët e Ilirisë së lashtë”) e organizuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra. Takimi, i konceptuar si një udhëtim i ilustruar arkeologjik nëpër tokën Shqiptare, u prit me interes mjaft të madh nga publiku i
kualifikuar torinez. Pjesëmarrësit, - një pjesë e mirë të cilëve e ndoqën konferencën në këmbë, pasi salla prestigjioze e Circolo dei Lettori ishte e tejmbushur që shumë kohë përpara orarit të fillimit të takimit, - patën rastin të njiheshin me qëndrat kryesore të zbuluara të Ilirisë, si edhe me pasuritë që ato përmbajnë. I ftuari kryesor i konferencës ishte eksperti i shquar i kësaj fushe, arkeologu i mirënjohur shqiptar, profesor Neritan Ceka. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe Sandro Caranzano (arkeolog), Chiara de Filippis (historiane dhe profesore e Universitetit të Torinos) dhe Benko Gjata (gazetar, korrespondent i akredituar i ATSH-së në Itali). Veprimtaria u përshëndet edhe nga përfaqësues të rëndësishëm të pushtetit vendor si Gianni Oliva, asesor i kulturës në Rajonin e Piemontit, Marco Borgione, asesor i politikave sociale në Bashkinë e Torinos dhe Michele dell’Utri, asesor i marrdhënieve ndërkombëtare pranë këtij institucioni. Në takim ishin të pranishëm edhe miqtë e bashkësisë arbëreshe të Torinos, në emër të të cilëve përshëndeti profesor Vincenzo Cucci, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe të Piemontit. Veprimtaria u zhvillua në kuadër të projektit “Festivali i Kulturës Shqiptare”. I ideuar nga Shoqata Vatra dhe i realizuar me mbështetjen e Rajonit të Piemontit, projekti parashikon zhvillimin e veprimtarive që synojnë promovimin dhe vlerësimin e pasurisë historike, artistike, kulturore dhe letrare të popullit Shqiptar.Takimi u realizua me bashkëpunimin e F.I.A.P., Federata e Shoqatave
Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe të Piemontit, dhe të Zyrës së Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në Torino.

21 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›