Del në treg libri "Midis emigrantëve shqiptarë në Amerikë"
"Midis emigrantëve shqiptarë në Amerikë", është libri më i fundit e autorit Hyse Xhemali Hasa, ku shpaloset një material i gjerë historik dhe bashkëkohor për bashkëkombësit që kanë ngritur jetesën e tyre në kontinentin amerikan. Ashtu si autori, edhe lexuesi mund të përjetojë në 550 faqet e këtij libri, mbresat, ndrojtjet, shqetësimet, vështirësit, po ashtu edhe gëzimet e sukseset e bashkëkombësve që janë larguar drejt Amerikës për të siguruar në jetesë më të mirë. Në recencën e tij për këtë vepër, Prof. as. dr, Shefqet Hoxha, thotë se libri mund të konceptohet si i ndarë në tri pjesë, ku në secilën prej tyre mbizotëron një fytyrë e veçante: fytyra politike, fytyra atdhetare dhe ajo njerëzore. "Midis emigrantëve shqiptarë në Amerikë" u kushtohet gjithashtu presidentëve Ëilson, Klinton dhe Bush, pasi me ta lidhet ekzistenca e shtetit shqiptar (1919), pavarësia e Kosovës (1999), dhe hyrja e Shqipërisë në NATO (2009). "Libri i Hases, i cili ndodhet në prag të marrjes se nënshtetësisë amerikane, dëshmon se sa e do ai Amerikën- e do sa edhe Shqipërinë", shprehet Hoxha. Në pjesën më të madhe të këtij libri voluminoz, një vend i veçante i kushtohet diasporës kuksiane në Amerikë, prej nga është edhe vetë autori, njëri prej atyre që pasi kapërcyen vështirësitë e para, iu vunë punës, mësuan gjuhën, nisën kualifikimin dhe po ecin çdo ditë e më shumë me hapa të shpejtë drejt një jetese të inkuadruar në shoqërinë amerikane.
21 Janar 2010