Ambasada gjermane: “Emërimet në administratë, politike”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në Shqipëri lëvizjet e administratës publike janë politike dhe kryhen nëpërmjet procedurave jotransparente. Kështu është shprehur dje zëdhënësja e ambasadës gjermane, Irene Eidemueller, kur i është referuar progres-raportit të Bashkimit Evropian. Deklarata e saj është bërë gjatë prezantimit të projektit të Akses Albania me temë "Për një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale”. Ndërsa drejtoresha e administratës publike në Shqipëri, Blerta Selenica, është shprehur se, për sa u përket shërbimeve publike, një nga problemet e administratës publike është mosrespektimi i karrierës për sa u përket pozicionimeve në administratë. Në këtë tryezë për qëndrueshmërinë dhe marrëdhëniet e punës në administratën publike morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të administratës publike, komisionit të shërbimit civil si dhe institucioneve të ndryshme. Shkarkimet dhe emërimet në administratë kanë përbërë një problem të madh gjatë këtyre viteve të fundit. Opozita socialiste në mënyrë të vazhdueshme ka akuzuar mazhorancën se ka shkarkuar në mënyrë të padrejtë profesionistët për të emëruar militantë partiakë. Pikërisht për këtë qëllim në legjislaturën e kaluar u ngrit dhe një komision hetimor, i cili në përfundim të tij nxori një raport voluminoz ku, sipas kreut të këtij komisioni, Blendi Klosi, vërtetoheshin më së miri të gjitha shkeljet e bërë nga mazhoranca e djathtë.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009