Brenda 2010-ës nis strehimi dhe punësimimi i romëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Punës do të nis në vitin 2010 një projekt për strehimin, punësimin dhe arsimimin e komunitet rom në Shqipëri. Sipas ministrit Spiro Ksera është gati për zbatim Plani Kombëtar i Veprimi, 2010-2015, në objektivat e të cilit janë rritja e pjesëmarrjes dhe frekuentimit të arsimit, zhvillimi i trashëgimisë kulturore, rritja e aksesit në formim profesional, punësim, skemat e mbrojtjes sociale, shërbimi shëndetësor, përmirësimin e kushteve të strehimit dhe infrastukturës, parandalimi i diskriminimit social dhe institucional të anëtareve të komunitetit rom. Lidhur me këtë çështje dje ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka mbledhur përfaqësues të organizatave ndërkombëtare donatorë për ti njohur me Planin Kombëtar të Veprimit për Romët që është hartuar në zbatim të deklaratës “Dekada e Përfshirjes Rome” dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre në realizimin e objektivave dhe masave konkrete të këtij plani. Sipas ministrit Ksera “anëtarësimi i Shqipërisë në inisiativën e nëntë vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, për Dekadën e Përfshirjes së Romëve, e cila synon përmirësimin e gjendjes social-ekonomike dhe përfshirjen sociale të minoritetit Rom në arsim, punësim, shëndetësi, strehim, është një tregues i seriozitetit të kësaj Qeverie në ndërmarrjen e angazhimeve konkrete për rritjen e mbështetjes për komunitetin rom”. Po sipas tij për realizimin e këtyre objektivave ambicioze dhe masave të parashikuara në Planin e Veprimit, për çdo fushë është parashikuar buxheti i nevojshëm që do të sigurohet nga buxheti i shtetit në bashkëpunim me organizatat donatore. “Pikërisht edhe qëllimi i këtij takimi është që së bashku të vlerësojmë nivelin e bashkëpunimit dhe mbështetjen që duhet të ofrohet për realizmin e çdo mase për pesë vitet e ardhshme. Sipas vlerësimit të bërë nga ekspertët e të gjitha fushave buxheti në total për të gjithë Planin e Veprimit llogaritet në 2 miliard e 498 milion lekë, ndërsa buxheti vjetor në 417 milion lekëm,” vijoi Ksera. Më tej Ministri kërkoi bashkëpunimin e donatorëve për të orientuar dhe mbështetur të gjitha projektet që lidhen me komunitetin rom, që janë gjithëpërfshirëse dhe premtojnë rezultate konkrete në terren. Duke u ndalur konkretisht në sektorë të veçantë në të cilat kërkohet mbështetja e donatorëve, Ministri theksoi se “kjo mbështetje duhet të jetë konkrete në fusha të tilla të rëndësishme si, financimi dhe bashkëfinancimi i projekteve që lidhen me hapjen e minipunishteve apo ndërmarrjeve të rrobaqepsisë, ku mund të punësohen një numër i konsiderueshëm i komunitetit rom, mbështetje e zanatçinjve, nëpërmjet pajisjes se tyre me vegla pune, hapjen e qendrave ditore për komunitetin rom, brenda të cilave të funksionojnë klasa të integruara për të eleminuar analfabetizmin mes radhëve të këtij komuniteti”. Përfaqësuesit e donatorëve si, KE-së, OSBE-së, PNUD-it, UNICEF-it, SOROS, etj., të cilët kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin inisiativat dhe projektet që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së konumitetit rom dhe integrimin e tyre social-ekonomik, përshëndetën dhe vlerësuan inisiativën e Ministrisë së Punës për të marrë rolin koordinues dhe drejtues në hartimin dhe zbatimin e projekteve që i adresohen komunitetit rom dhe shprehën angazhimin e tyre për të vlerësuar dhe mbështetur konkretisht zbatimin e masave të parashikuara në Planin e Veprimit. Ekspertë të Ministrisë së Punës prezantuan Planin Kombëtar të Veprimit dhe, pas diskutimeve të pjesëmarrësve, takimi doli me konkluzione, të cilat u përmblodhën nga zv/Ministrja Filloreta Kodra, ndër të cilat: institucionalizim i takimit me donatorët për çështjet rome çdo katër muaj, ngritja e një grupi ndërministror pune që do të ndjekë realizimin e objektivave të Planit të Veprimit, krijimi dhe mbajtja korente e një martice të projekteve që mbështetën nga donatorët në këtë fushë me qëllim koordinimin më të mirë të ndihmës aty ku janë nevojat dhe eleminimin e mbivendosjeve të tyre.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009