PS: “Mitingu i PD-së, kostoja 4 milionë euro”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste akuzon Qeverinë se ka çuar dëm plot katër milionë euro për një antimiting për hapjen e kutive të votimit. Akuza është bërë nga deputetët Sajmir Tahiri dhe Blendi Klosi. Tahiri ka shpjeguar me detaje shpenzimet e bëra nga mazhoranca qeverisëse për çdo zë të veçantë në organizimin e mitingut të 8 dhjetorit. Duke konsideruar Qeverinë si më të korruptuarën në Evropë, ai akuzoi Kryeministrin për përdorimin e pushtetit në interes të familjes së tij, ministrave apo mbështetësve të tij. Sipas tij, shërbimi i vetëm që mund ti bëjë Sali Berisha Shqipërisë, shqiptarëve, demokracisë dhe shtetit ligjor është të hapë kutitë dhe të garantojë leximin e drejtë dhe të saktë të vullnetit të popullit shqiptar. Sipas socialistëve, këto shpenzime bëhen në një kohë krize duke treguar papërgjegjshmërinë e plotë të kryeministrit Berisha dhe njerëzve rreth tij.
Akuzat
“Dje, partia në pushtet organizoi mitingun e radhës në kulmin e fushatës së saj të dhunës dhe denigrimit jo vetëm ndaj opozitës, jo vetëm ndaj pushtetit vendor, por edhe ndaj qytetarëve të thjeshtë”, - tha dje Tahiri, ndërsa renditi me radhë gjithë shpenzimet për manifestimin më të madh të 19 viteve të fundit, siç deklaroi PD. “Shqiptarët duhet të dinë se kanë paguar nga xhepat e tyre për mitingun e djeshëm të partisë në pushtet, plot 2 milion euro. Qeveria ka paguar për postera, printime, transport me autobusë dhe reklama në median e shkruar dhe vizive, afërsisht 1.7 milion euro, koncertin dhe fishekzjarrë afërsisht 228.000 euro. Përveç kësaj kostoje që është kosto e drejtpërdrejtë për organizimin e mitingut, janë edhe 2 milionë euro të tjera, kosto e shkaktuar nga mungesa e punës dhe ofrimit të shërbimeve dje nga administrata publike, rrogat e paguara për një ditë punë të munguar dhe shërbime të paafruara”, - tha ai. Tahiri, duke theksuar dhe faktin se dje ishte dita kundër korrupsionit, ka akuzuar Ekzekutivin si më të korruptuarin në Evropë, ndërsa Berishën si kryeministrin që vë pushtetin në shërbim të interesave të familjarëve dhe ministrave të tij. “Sot, në ditën e luftës kundër korrupsionit, qeveria më e korruptuar e Evropës, Kryeministri që korrupsionin e ka kthyer në sistemin e ngushtë prej të cilit përfitojnë familjarët, ministrat dhe sejmenët e pushtetit, qeveria që detyron shqiptarët ti paguajnë me taksat e tyre edhe rrogën e ministrave të korruptuar, që detyron shqiptarët të paguajnë edhe koston e shtuar prej 300 milionë eurosh të tunelit të shembur, vodhi dje nga çdo familje shqiptare edhe 2 milionë euro të tjera vetëm për të organizuar mitingun e diktaturës qeveritare, jo mitingun e demokracisë qytetare”, - tha ai. Sipas Tahirit, këto kosto të çmendura që kjo Qeveri dhe ky kryeministër ua nxjerr nga xhepi shqiptarëve në këtë kohë krize të thellë ekonomike, janë tërësisht të pajustifikuara për sa kohë vihen në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit ilegjitim në detyrë. “Kosto më e ulët për Sali Berishën dhe shqiptarët është hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Shërbimi i vetëm që mund tu bëjë Sali Berisha Shqipërisë, shqiptarëve, demokracisë dhe shtetit ligjor është të hapë kutitë dhe të garantojë leximin e drejtë dhe të saktë të vullnetit të popullit shqiptar”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009