E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësoret, Kombëtarja gjen Luksemburgun

 

Leonard Karaj

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Luksemburgut ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2010. Miqësorja do të zhvillohet më 3 mars në Luksemburg.2010 pritet të startojë sikundër edhe 2009-ta. Ndryshimi qëndron vetëm në datë; këtë vit luajtëm në shkurt ndeshjen e parë zyrtare ndaj një skuadre modeste si Malta, ndërsa vitin tjetër do ta nissim sërish ndaj një skuadre po aq modeste por me ca ditë më vonë, më 3 mars. Menjëherë pasi të njohë kundërshtarët e kualifikueseve "Poloni-Ukrainë 2012" pas shortit që do të hidhet më 7 shkurt 2010 Kombëtarja shqiptare do të luajë me Luksemburgun në fushën e këtyre të fundit. Ky i fundit mundet të jetë edhe një prej kundërshtarëve të skuadrës sonë për kualifikimet e Kampionatit Europian, pasi dy skuadrat ndodhen në vazo të ndryshme. Shqipëria ndodhet në vazon 5, ndërsa kundërshtari i 3 marsit, në atë 6. Në renditjen botërore të FIFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 98-të (muaji nëntor 2009) dhe në të 42-in në renditjen specifike brenda UEFA-s. Luksemburgu ndodhet në vendin e 128-të në FIFA dhe në 49-in nga 53 ekipe që ka UEFA.
Në total kuqezinjtë kanë zhvilluar 3 ndeshje kundër Luksemburgut, me bilancin 2 fitore dhe 1 barazim pa gola (13 shkurt 2002) në kohën kur Kombëtarja drejtohej nga Sulejman Demollari. Në dy përballjet e fundit për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, Shqipëria e drejtuar nga kroati Oto Bariç i fitoi të dyja ndeshjet, si në Tiranë (2-0) ashtu dhe në Luksemburg (3-0), teksa sulmuesi Edmond Kapllani (atëherë në radhët e Karlsruhes) realizoi 3 gola, dhe nga një gol Altin Haxhi dhe Ervin Skela.
Luksemburgu konsiderohet një test karikimi për trajnerin Josip Kuzhe, në ndeshjen e tij të shtatë në krye të Kombëtares shqiptare, pavarësisht se ajo të luhet në transfertë. Deri tani, në tri ndeshjet zyrtare (1 barazim, 2 humbje) dhe tri miqësore (2 barazime, 1 fitore), tekniku kroat ka bindur me aftësinë për të ndërtuar një formacion që arrin të realizojë golin (golaverazhi është pozitiv: 10-9, ku vetëm në një ndeshje Kombëtarja nuk ka realizuar).

Shqipëria me Kuzhenë

Zyrtare
Shqipëri-Portugali                 1-2
Shqipëri-Danimarkë                 1-1
Suedi-Shqipëri                     4-1
Miqësore
Shqipëri-Gjeorgji                    1-1
Shqipëri-Qipro                        6-1
Estoni-Shqipëri                   0-0
Bilanci:
6 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 10-9

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›