Klosi: “Kryeministri shkeli tre ligje brenda 2 orësh”
Autori i Lajmit: Redaksia
Mitingu i mazhorancës është kritikuar ashpër dje edhe nga deputeti socialist Blendi Klosi, i cili ka vënë theksin tek ligjet e shkelura brenda një dite. “Tentativa e Sali Berishës për të realizuar një antimiting shtetëror për të mos hapur kutitë, duke shfrytëzuar një datë të shënuar dhe historike për memorien e shqiptarëve, u kushtoi qytetarëve të këtij vendi përveç kostove marramendëse financiare dhe një ditë të paralizuar administrative”, - tha dje Klosi. Ai theksoi se Sali Berisha si Kryeministër i votave të vjedhura dhe kutive të mbyllura, ka shkelur dje në mënyrë flagrante, Ligjin e Shërbimit Civil, dhe të gjithë legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës së administratës publike në ministri e institucione. Sipas Klosit, është shkelur Ligji i Statusit të Nëpunësit Civil, Ligji i Etikës dhe Ligji për Arsimin Parauniversitar. “Është ndërprerë koha e punës në institucionet shtetërore, bashki, komuna, prefektura, ministri dhe institucione të tjera të varësisë për të organizuar këtë miting, është shpenzuar koha e punës me qëllim organizimin e mitingut, është përdorur prona shtetërore për organizimin e këtij mitingu ( karburant, makina, banderola, deri dhe trenat e shtetit). Punonjësit e institucioneve të sipërpërmendura janë urdhëruar dhe kërcënuar për të marrë pjesë në këtë miting, është ndërprerë mësimi në shkolla të mesme dhe nëntëvjeçare për të organizuar pjesëmarrjen e mësuesve, janë përdorur nxënësit e viteve të treta dhe të katërta dhe janë sjellë në miting”, - tha ai. Sipas Klosit, 4 milionë euro të kostos së festës që zgjati vetëm 2 orë dhe nuk shërbeu për asgjë tjetër përveçse një tribunë me dekor nga ku Sali Berisha përdori sërish gjuhën e urrejtjes, ky Kryeministër i papërgjegjshëm i shtoi dhe 4 milionë euro kosto shtesë, paga për të gjithë ata punonjës që taksapaguesit shqiptarë i paguan edhe pse dje ata nuk punuan, por u detyruan të viheshin në rresht, për të shërbyer si dekori i radhës së Sali Berishës”, - radhiti të gjithë koston e mitingut deputeti Klosi.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009