Ambasada greke informon mbi ndihmen qe po jep per zonat e permbytura
Greqia fqinje po jep ndihma konkrete ne dobi te zonave te permbytura ne Veriun e Shqiperise dhe per banoret e demtuar. Qe ne momentet e para qe u bene te dukshme permasat e problemeve te shkaktuara nga permbytjet ne zonen e Shkodres, qeveria greke ofroi dhe do te vazhdoje te ofroje ne praktike, ndihmen e saj per banoret e zonave te permbytura ne Shqiperi. Kete theksoi edhe ministri i Jashtem Plotesues i Greqise z. Dhimitrios Dhrucas, gjate nje komunikimi telefonik qe pati me zevendeskryetarin e Keshillit te Ministrave dhe njeheresh Minister i Jashtem i Shqiperise z. Ilir Meta.
Me konkretisht, Greqia ka derguar tashme nje grup prej 29 personash te Trupes se Zjarrfikesve me kater makina dhe pajisje speciale, dy varka, 19 pompa me benzine dhe 5 pompa elektrike. Ky grup po ndihmon ne shperndarjen e ndihmave, per banoret e zonave te permbytura ne rajonin e Shkodres. Nderkohe mesohet se gjate diteve ne vijim, pritet te mberrije ne Shqiperi, ne koordinim me Sherbimin e Bashkepunimit Zhvillimor Nderkombetar te Ministrise se Jashtme (Hellenic Aid), ndihme humanitare qe do te perbehet, mes te tjerave nga 3.6 tone ushqime, 1 ton ilace si dhe pajisje per perballimin e permbytjeve (gjeneratore dhe pompa uji). Autoritetet kompetente greke behet e ditur se jane ne bisedime me Kryqin e Kuq grek, per dergimin e nje ndihme shtese prej 1.2 tone ushqimesh.